Side Crown Serenity 5*

From May 25, 2019

Hoteli është i vendosur në regjionin Gundogdu, 12km nga Side dhe 60km nga aeroporti i Antalisë.

Taksat Po
Ushqimi All Inclusive
Transferi Po
Biletat Po
Çmimi për 2 persona Po

Book now

Pozita
Vendosja
Shërbimi
Plazhi
Sporti dhe argëtimi

Hoteli është i vendosur në regjionin Gundogdu, 12km nga Side dhe 60km nga aeroporti i Antalisë.

Hoteli posedon gjithsejt 236 dhoma. Dhoma standarde (32m², max.2+2pax), dhoma Familjare (44m², dy dhoma të ndara me derë në mes, një banjë, max.4pax). Të gjitha dhomat janë me banjë private me dush, tharëse flokësh, sistem të ndarë klimatizimi, mini bar (ujë, pije joalkoolike, rimbushen çdo ditë), arkë, TV satelitor dhe kanale muzikore, dysheme laminati, set për çaj dhe kafe, ballkon.

All inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, darkë, ushqim i lehtë për mëngjes, pasdite dhe në orët e vona, të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike vendore nga 10.00 – 24.00, pijet në bar të plazhit deri në ora 18.00, restorantet A’la Carte me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit. Me pagesë: pijet e importuara, verërat speciale, të gjitha pijet në shishe dhe të konzervuara, lëngjet e freskëta frutash, shërbimi në dhomë, pijet në Disko. Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet: Italian, Meksikan, Mediteran dhe Turk, bare përgjat tërë kompleksit hotelierik, Disko, bar i ushqimeve të lehta në plazh. Me pagesë: Mjeku, kujdestare për fëmijë, larje rrobash, floktarë, telefon, fax, internet, qendër tregtare, rent a car. ËI-FI në Lobby dhe hapësirat publike janë me pagesë.

Hoteli posedon plazhin privat, me rërë, 500m nga hoteli, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë. Ekziston transferi pa pagesë për në plazh.

Pishinat e brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, qendër fitnesi, Banjë Turke, sauna, ping-pong, volejboll plazhi. Me pagesë: sportet ujore, biliardo, SPA qendra dhe masazha. Programet argëtuese gjatë ditës, lojëra garuese pran pishinës dhe në plazh, në mbrëmje shoë programe. Mini klub për fëmijë me aktivitete dhe programe të ndryshme.

ReviewsRead other people opinions

Write Your Own review

Your email address will not be published. All the fields are required to add a review.






© 2019 ALBA TOURS – All Rights Reserved

albatours.net | info@albatours.net