Royal Wings

Royal Wings Hotel

Hoteli është i vendosur në regjionin Lara, 15km nga aeroporti i Antalisë dhe 17km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt në plazh.

 

 

Taksat Po
Ushqimi All Inclusive
Transferi Po
Biletat Po
Çmimi për 2 persona Po

Book now

Pozita
Vendosja
Shërbimi
Plazhi
Sporti dhe argëtimi

Hoteli është i vendosur në regjionin Lara, 15km nga aeroporti i Antalisë dhe 17km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt në plazh.

Hoteli posedon gjithsej 457 dhoma. Standard dhoma superiore (36m²; një dhomë gjumi, një banjë, max.3+1pax), Junior Suita (70m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditës, një banjë dhe Jacuzzi në dhomë gjumi me derë në mes, max.4pax), 20 dhoma Familjare (48m², duplex, dhoma në katin e sipërm dhe banjë me dush, në katin e poshtëm është një dhomë gjumi me shtretër njësh, një banjë me vaskë, max.4pax) dhe dy Royal King Suita (80m², dy dhoma gjumi, një dhomë dite, dy banjo, max.4pax) dhe 4 dhoma për përsona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë tejet komforte dhe me ballkon, banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, sistem qëndror klimatizimi i cili punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, qilim në dysheme, mini bar (lëngje dhe birrë, rimbushet çdo ditë), arkë dhe TV satelitor me kanale muzikore, WI-FI internet.

Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, bufe dietale dhe bufe për fëmijë, ushqim i lehtë pran plazhit, darka, ushqim i lehtë në orët e vona. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe nga importi, çaj, kafe, A’la Carte restorant me rezervim paraprak (një restorant në javës), akullore gjatë drekës dhe darkës. Me pagesë: shërbimi në dhomë, lëngu i freskët, pemët dhe perimet e freskëta, shampanja e importuar, pijet luksoze të importuara si whisky i vjetër, konjak etj. të gjitha verërat në shishe lokale dhe të importuara. Përdorimi i dytë në A’la Carte restaurant gjatë qëndrimit është me pagesë shtesë.Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet – Sahan (kuzhinë Turke), Gondol (kuzhinë Italiane), Bambo Garden (kuzhinë nga lindja e mesme) dhe Deep Sea (ushqim deti), Passticeri, bare përgjatë kompleksit hotelierik me 24 orë shërbim. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, floktari, qendra e bukurisë, rent a car, telefoni, faksi, internet café, lojëra kompjuterike, qendër tregtare.

Hoteli posedon plazhin privat me rërë, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë.

Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park (9 rrëshqitëse në ujë dhe pishinë me valë) dhe Luna Park (trampolinë, “mery goes round”, karosel), qendra e Fitnesit, banjë Turke, saunë, Jacuzzi, dhomë me avull, teren tenisi, volejboll plazhi, ping-pong janë pa pagesë. Me pagesë: terenet dhe shkolla për tenis me ndriçim, masazhi, bowling, biliardo, sporet ujore, shkolla e zhytjes, salloni i bukurisë dhe SPA qendra.
Programe argëtuese gjatë ditës, lojëra garuese, show programe në mbrëmje me grupe profesionale. Mini klub për fëmijë dhe Junior klub për tinejxher. Mini klub për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjeç.

ReviewsRead other people opinions

Write Your Own review

Your email address will not be published. All the fields are required to add a review.






© 2019 ALBA TOURS – All Rights Reserved

albatours.net | info@albatours.net