Crystal Sunset Luxury Resort & Spa

Crystal Sunset Luxury Resort & Spa 5*

Hoteli është i vendosur në regjionin Kumkoy, 65km nga aeroporti i Antalisë.

Taksat Po
Ushqimi All Inclusive
Transferi Po
Biletat Po
Çmimi për 2 persona Po

Book now

Pozita
Vendosja
Shërbimi
Plazhi
Sporti dhe argëtimi

Hoteli është i vendosur në regjionin Kumkoy, 65km nga aeroporti i Antalisë.

Numri total i dhomave është 584 në ndërtesën kryesore. Dhoma standarde 305 (32m², duke përfshirë 4 dhomat për personat me aftësi të kufizuara, max.3pax), dhomat Familjare me pjesë nga Qyteti 125 (44m², dy dhoma me derë ndarëse në mes, një banjë, me pamje nga kopshti, max.4pax), Suita Junior 142 (40m², një dhomë e gjumit me pjesën e ndejës nuk ka derë ndarëse në mes, një banjë, max.2+1pax), Suita King 12 (61m², një dhomë e gjumit e dekoruar mirë dhe një dhomë e ndejës me pamje nga deti dhe dalje direkte në Jacuzzi, ballkon të madh, një banjë me dush). Të gjitha dhomat janë me banjë private me vaskë/dush, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (pije jo-alkoolike rimbushen çdo ditë), set për kafe dhe çaj, arkë, TV LCD satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI internet, laminat në dysheme, ballkon.

Ultimate All Inclusive: 24 orë shërbim me ushqim dhe pije. Faculeta aromatike në të arritur si dhe pije tradicionale Turke – “sherbet“, bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka dhe darka, bufe dietale, bufe speciale për fëmijë, ushqime të lehta gjatë ditës, A’la Carte restorant me rezervim paraprak (fëmijët nën moshën 7 vjet nuk lejohen të hyjnë), akollorja servohet në Lagoon bar nga ora 16:30 – 19:00 pasdite ëmbëlsira, çaj dhe kafe, mini bar (pije jo alkoolike dhe ujë rimbushen çdo ditë). Me pagesë: pijet alkoolike premium të importuara, verërat internacionale dhe speciale, shërbimi në dhomë, lëngu i freskët frutash, pijet energjike, pijet alkoolike të importuara nga ora 01.00 – 10.00, Restorant Elegant, A’la Carte Restourant me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë. Restoranti kryesorë Sunset, A’la Carte restorantet – Crystal Cruise – restorant peshku, Pasha Ottoman – restorant Turke, Mediterranean Breeze – ushqim Mesdhetar, Orient Express – kuzhinë Aziatike, Planet Crystal World – kuzhinë internacionale, Stairway to Haven – Restorant elegant vetëm për të rritur (me pagesë shtesë), Bubble Town – restourant për fëmijë me ushqim special dhe me rezervim paraprak, dy herë gjatë qëndrimit mund të bëhet rezervimi, bare përgjatë kompleksit hotelierik, Pastiqeri, Disko Club. Me pagesë: mjeku, pastrimi i rrobave dhe pastrimi kimik, kujdestari i fëmijëve, internet në dhoma, floktari, qendrat tregtare, rent a car, lojërat kompjuterike.

Hoteli posedon plazhin privat 150m larg hotelit, me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë.

Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park Mbretëria e kafshëve me 9 rrëshqitëse në ujë, teren tenisi, volejboll, basketboll, mini futboll, volejboll plazhi, ping-pong, gjimnastikë, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, dhoma me avull, Jacuzzi. Me pagesë: sportet ujore, ndriçimi për teren tenisi, masazhi, qendra SPA dhe e bukurisë, bowling, biliardo.
Programe argëtuese me ekip profesional gjatë ditës dhe show program special në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjet, me program ditor, gara dhe në mbrëmje Mini Disco.

ReviewsRead other people opinions

Write Your Own review

Your email address will not be published. All the fields are required to add a review.






© 2019 ALBA TOURS – All Rights Reserved

albatours.net | info@albatours.net