Crystal Admiral Resort Suites & Spa

Crystal Admiral Resort Suites & Spa 5*

Hoteli është i vendosur në në Kizilot, rajoni Side, 80 km nga aeroporti Antalia..

Taksat Po
Ushqimi All Inclusive
Transferi Po
Biletat Po
Çmimi për 2 persona Po

Book now

Pozita
Vendosja
Shërbimi
Plazhi
Sporti dhe argëtimi

Hoteli është i vendosur në në Kizilot, rajoni Side, 80 km nga aeroporti Antalia.

Hoteli posedon gjithsej 834 dhoma. Standard dhoma janë 546 (përfshihen edhe 8 dhoma për persona me aftësi të kufizuara, 35m², një dhomë gjumi, një banjë, max.3+1pax), janë edhe disa dhoma standarde, (22,5m² me ballkon vetëm për 2 pax); Dhomat Duplex Familjare janë 213 (48m²; dy dhoma gjumi, dhoma nuk kanë derë në mes dy kateve, një banjë, max.3-4pax); Junior Suita 15 (50m²; një dhomë gjumi si dhe një dhomë e ndejës, një banjë max.3pax); Duplex Suita Familjare 5 (55m²; dy dhoma gjumi, një dhomë e ndejës, pesë nga këto janë me dy banjo, max.4+1pax), Senior Suita 10 (95m²; një dhomë e fjetjes, një dhomë e ditës, një banjë me Jacuzzi, LCD TV dhe DVD, max.2+2pax). Të gjitha dhomat janë me banjë private me vaskë, dush, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar (pijet jo-alkoolike rimbushen çdo ditë), arkë, qilim në dysheme, TV satelitor dhe kanale muzikore, WI-FI internet me 54Mpbs, ballkon.

Ultimate All Inclusive – 24 orë ushqim dhe pije. Faculeta aromatike në të arritur si dhe pije tradicionale Turke – “sherbet“, mëngjesi, mëngjes i vonshëm, dreka dhe darka, bufe Dietale, meny speciale për fëmijë, restorant me ushqim të lehtë gjatë ditës, akullore prej orës 16.30 – 18.00, pasdite ëmbëlsira, çaj dhe kafe, A’la Carte restorantet në mbrëmje me rezervim paraprak dhe një herë gjatë qëndrimit (fëmijët nën moshën 7 vjet nuk lejohen të hyjnë). Me pagesë: pijet alkoolike premium nga importi, verërat internacionale dhe ato speciale, lëng i freskët frutash, shërbimi në dhomë, pijet alkoolike nga importi gjatë orës 23.00 – 10.00 pijet në Wine House, nargile, kafeja.Restorant kryesor – Admiral, me bufe të hapur, A’la Carte restorantet – Istanbul (kuzhinë Turke), Mexican (kuzhinë Meksikan), Venezia (kuzhinë Italiane), Sailor (restourant Peshku), Turk (grill-barbeque), bare përgjatë kompleksit hotelierik. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash, floktari, qendrat tregtare, telefoni, faksi, lidhja e internetit, lojërat kompjuterike, rent a car.

Hoteli posedon plazhin privat me guralec, shtretërit, ombrellat, peshqirët (me depozit) janë pa pagesë.

Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park, teren tenisi, volejboll, basketboll, volejboll plazhi, mini golf, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, dhomë me avull, Jacuzzi, janë pa pagesë. Me pagesë: masazhi, SPA dhe qendra e bukurisë, SPA pishinë, të gjitha llojet e sporteve ujore, ndriçimi dhe pajisjet për teren tenisi, bowling, biliardo.
Programe argëtuese me ekipe profesionale gjatë ditës si dhe show programe speciale në mbrëmje. Mini klub për fëmijë prej moshës 04 – 12 vjet, gjatë ditës si dhe mini Disko në mbrëmje.

ReviewsRead other people opinions

Write Your Own review

Your email address will not be published. All the fields are required to add a review.






© 2019 ALBA TOURS – All Rights Reserved

albatours.net | info@albatours.net