Cornelia Diamond Golf Resort 5*

Cornelia Diamond Golf Resort & SPA 5*

 

Hoteli është i vendosur në regjionin Belek, 35km nga aeroporti i Antalisë si dhe 45km nga qendra e qytetit.

 

Taksat Po
Ushqimi All Inclusive
Transferi Po
Biletat Po
Çmimi për 2 persona Po

Book now

Pozita
Vendosja
Shërbimi
Plazhi
Sporti dhe argëtimi

Hoteli është i vendosur në regjionin Belek, 35km nga aeroporti i Antalisë si dhe 45km nga qendra e qytetit.

Hoteli posedon gjithsej 571 dhoma. Standard dhoma janë 439 (42–50m²; një dhomë gjumi, një banjë, max.2+1pax),Executive standard rooms 10 (42-50m², një dhomë gjumi, dhe një banjë max.2+1 pax, me pamje nga deti), Garden Family dhoma 18 (70m²; 4+1pax, dy dhoma të fjetjes me derë ndarëse, 2 banjo, pamje nga kopshti), Lake Family dhoma 46 (80m²; 4+1pax, dy dhoma të fjetjes me derë ndarëse, dy banjo, dalje direkte në pishinë me pamje nga kopshti apo pishina). Të gjitha dhomat janë me banjë private me dush, tharëse flokësh, sistem klimatizimi, telefon direkt, mini bar (pijet jo-alkoolike dhe birra të rimbushura çdo ditë), arka, TV satelitor LCD, kanale muzikore, qilim në dysheme, ballkon, WI-FI internet. Gjithashtu ka edhe dhoma speciale si: Diamond Suita 6 (310m², max.4+1 pax, dy katëshe me pishinë private), Golf Suita 20 (65m², janë dy lloje; njëra: me një dhomë gjumi dhe një dhomë dite, një banjë max.2+1pax; dhe lloji tjeter: dy dhoma gjumi dhe dy banjo max.4+1pax), Blue Suitë 4 (80m², max.2+1pax, një dhomë e fjetjes, një dhomë dite, të ndara vetëm me perde, një banjë me Jacuzzi, me pamje nga deti), Presidental Suitë (700m², max.6pax), Lake villas 10 (160m², max.6+1pax) si dhe Lake Houses 17 (100m², max.4+1pax ose 6+1pax).

Diamond All Inclusive – champagne dhe lëng i freskët në të arritur, pjatë me fruta në të gjtha dhomat në ditën e arritjes, bufe e hapur për mëngjes të hershëm, mëngjesi, dreka, ushqim të lehtë gjatë ditës, darka, ushqim i lehtë në orët e vona, të gjitha pijet alkoolike si dhe jo-alkoolike vendore dhe nga importi, lëng i freskët, mini bar (ujë, pije jo-alkoolike dhe birra, rimbushen çdo ditë). Me pagesë: pijet  Premium mbi 12 vite të vjetra, verërat e importuara si dhe disa nga ato vendore shumë të vjetra, pijet energjike, Nargile, Puro, A’la Carte Restaurantet (fëmijët nën 7 vjeç nuk lejohen), shërbimi në dhomë.Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restaurantet: Sapore – Mediteran, Sumack – Turk, Tai Pen – Lindja e largët, Forest Pub – Amerikës jugore, Fish & Love – Peshku, Barbeque, Bubble Gold – VIP Restorant, 10 bare përgjatë kompleksit hotelierik. Me pagesë: mjeku si dhe motrat medicinale, kujdestare e  fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, internet café, lojërat kompjuterike, Pay TV, qendra tregtare si dhe rent a car.

Hoteli posedon plazh privat me rërë, shtretërit, ombrellat, peshqirët janë pa pagesë.

Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, banjë Turke, sauna, terrene për tenis, ping-pong, volejboll plazhi, basketboll, sportet ujore pa motor. Me pagesë: sportet ujore me motor, bowling, birilat, ndriçimi dhe shkolla e tenisit si dhe pajisjet, SPA qendra dhe golfi.
Programe garuese dhe argëtuese me ekipe profesionale gjatë ditës si dhe show programe në mbrëmje. Çdo dy javë Party Diamond. Mini klub me ekipe animuese si dhe programe për fëmijë prej 04 – 17 vjet.

ReviewsRead other people opinions

Write Your Own review

Your email address will not be published. All the fields are required to add a review.






© 2019 ALBA TOURS – All Rights Reserved

albatours.net | info@albatours.net