Alan Xafira Deluxe Resort &SPA

Alan Xafira Deluxe Resort & SPA

Hoteli është i vendosur në Turkler regjionin, 15 km nga Alania dhe 100 km nga  aeroporti  Antalisë

Taksat Po
Ushqimi All Inclusive
Transferi Po
Biletat Po
Çmimi për 2 persona Po

Book now

POZITA
VENDOSJA
SHËRBIMI
PLAZHI
SPORTI DHE ARGËTIMI

Hoteli është i vendosur në Turkler regjionin, 15 km nga Alania dhe 100 km nga  aeroporti  Antalisë

Hoteli posedon gjithsej 804 dhoma. Dhomat në ndërtesën e hotelit janë me standarde superiore 634  (37m², një dhomë gjumi, një banjo, max.3 + 1pax); dhoma familjare 126 (50m², dy dhoma gjumi me derë në mes, një banjo, max.4pax); 8 dhoma për mysafirët me aftësi të kufizuara; Garden dhoma familjare 16  (53m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditës , një banjo, qasje të drejtpërdrejtë në pishinë, max.3 + 1pax); VIP Villas (120m², ndodhen  rreth pishinës private, tri dhoma gjumi, dhomë e ditës, dy dushe dhe një banjo me Jacuzzi, tre ballkona, max.4 + 1pax). Të gjitha dhomat janë me banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem qendror të klimatizimit, telefon direkt, mini bar(ujë dhe ujë mineral rimbushen çdo ditë), arkë,  TV satelitor dhe kanale  muzikore, dyshemeja laminat dhe ballkon.

Ultra All inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes i vonëshëm, dreka, ushqim i lehtë pasdite, darka ushqim i lehtë në orët e vona, të gjitha pijet standarde alkoolike dhe jo-alkoolike nga  importi dhe  lokale janë pa pagesë, akullore gjatë orëve të caktuara A’la Carte restoranti  me rezervim paraprak (vetëm një herë gjatë qëndrimit), ushqimet dhe pijet, Bar plazhi nga ora 10.00 – 18.00. Nuk përfshihen: të gjitha pijet nga  importi, lëngjet frutash të freskëta, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë, shampanja nga  importi dhe verërat  speciale.Restoranti kryesor me byfe të hapur A’la Carte restorantet:Kuzhinë turke Kuzhinë italiane, Restorante Peshku, bare përgjatë kompleksit hotelierik. Me pagesë janë: mjeku, larja rrobash, kujdestari fëmijëve, floktari, telefon, faks, interneti (në Lobby është pa pagesë, kurse në dhomë me pagesë), qendra tregtare, rent a car.

Hoteli posedon plazhin privat –  me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat  dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë. Plazhi është 550m larg nga hoteli dhe çdo 15 minuta ofrohet trasporti  organizuar per në plazh dhe kthimi prapa deri ne hotel.

Pishinat e jashtme dhe të mbrendshme  për të rriturit dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, banjë Turke, sauna,qendër fitnesi, terene tenisi, ping pong janë pa pagesë. Me pagesë: Masazh, sportet  ujore,  Wellness& SPA Qendra, bilardo.

Programet argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show programe. Mini klube për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjet.

ReviewsRead other people opinions

Write Your Own review

Your email address will not be published. All the fields are required to add a review.






© 2019 ALBA TOURS – All Rights Reserved

albatours.net | info@albatours.net