Turizmi në Shqipëri

Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një zonë bregdetare në Qarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatart Borsh, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën. Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishullin e Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer’s si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012.
Akomodimi më së shumti bëhet në shtëpi bujtina ose edhe në komplekset me “shtëpiza” druri. Ka disa zona kampingu, plazhe dhe resorte ndërsa pjesa tjetër e bregdetit është pothuajse e paprekur. Disa nga pronarët e këtyre objekteve organizojnë ture turistike përgjatë bregdetit dhe zonave përreth si pjesëe e paketës së akomodimit. Kjo përfshin vizitë në vendet me rëndësi historiko-kulturore, lundrim, hedhje me parashutë, shëtitje më këmbë, lundrim me kajak si dhe zhyrje nënujore. Më poshtë janë disa atraksione historike dhe natyrore:
• Kalaja e Butrintit apo Kalaja e Ali Pashës
• Kalaja e Borshit
• Kalaja e Kaninës
• Kalaja e Lëkurësit
• Kalaja e Porto Palermos
• Kështjella e Gjon Boçarit
• Malësia e Akrokerauneve  (Mali i Vetëtimave)
• Ishujt e Ksamilit
• Kanioni i Gjipes
• Gjiri i Kakomesë
Parku Kombëtar i Llogarasë
Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.
Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik).

Comments

Leave a comment





© 2019 ALBA TOURS – All Rights Reserved

albatours.net | info@albatours.net